Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Enver Hoxhaj: Jam për hapa konkret për zhbërjen e Speciales, e jap nënshkrimin tim

Enver Hoxhaj: Jam për hapa konkret për zhbërjen e Speciales, e jap nënshkrimin tim

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj është deklaruar lidhur me raportimet se kjo parti pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, raporton Ekonomia Online.

Ai, ka thënë se duhet të mblidhet Grupi Parlamentar, ndërsa ka shtuar se nënshkrimi i tij do të jetë i pari për të marrë hapa konkret për ta zhbërë Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës.

“Duhet të mbahet një mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërsa, nëse më pyesni për qëndrimin tim personal, qëndrimi im personal është se nënshkrimi im është i pari për të marrë hapa konkretë për ta zhvlerësuar Gjykatën në Kuvendin e Kosovës”, Hoxhaj.