Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas Rrahmanit edhe Hadërgjonaj largohet nga kombëtarja e Kosovës

Pas Rrahmanit edhe Hadërgjonaj largohet nga kombëtarja e Kosovës

Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, ka njoftuar se nuk do të jetë më në dispozicion të Përfaqësueses së Kosovës.

Hadërgjonaj ka bërë të ditur tërheqjen e tij, duke e lidhur vendimin me stafin aktual teknik.

Ai ka deklaruar se nuk do të jetë në dispozicion të ekipit përfaqësues “nën drejtimin e stafit aktual teknik”.

Vendimi i tij vjen vetëm pak ditë pas njoftimit të kapitenit Amir Rrahmani për tërheqjen nga kombëtarja.