Ramadani ka kritikuar komentet pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale, duke thënë se në diskutimet publike po anashkalohet roli i Hashim Thaçit në procesin e themelimit të saj.
Në një deklaratë për Kosova Live, ai tha se Thaçi e kishte pranuar krijimin e Gjykatës Speciale edhe përkundër rrezikut që kjo mund të kishte për të personalisht.
“Po manipulohet. Pse nuk po thonë që Hashim Thaçi, edhe përkundër rrezikut personal, e pranoi Specialen? por vetëm fakti se i njejti e ma votuar. Pse nuk e shohin edhe në këtë perspektivë…”
Sipas Ramadanit, nuk duhet që pas vendimit të Gjykatës Speciale të drejtohen kritikat ndaj njerëzve që, sipas tij, kanë marrë vendime të rëndësishme për Kosovën.
“Nëse shigjetat drejtohen te njerëzit që i kanë bërë proceset e rëndësishme të Kosovës, e mandej e kanë bërë edhe Gjykatën Speciale duke rrezikuar edhe vetën, atëherë po gjuhen shigjetat direkt te populli i Kosovës tek e nesermja”. – tha Ramadani.