Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova sot është ndryshe”, duke theksuar se populli nuk e pranon këtë ndryshim dhe kërkon drejtësi.
“Sot Kosova është ndryshe. Është një ndryshim që populli i Kosovës nuk e pranon. Ky popull kërkon vetëm drejtësi. Padrejtësinë e ka luftuar dhe do ta luftojë gjithmonë, me vendosmëri e pa u dorëzuar. Drejtësi për Çlirimtarët”, ka shkruar Tahiri.