Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi ta transportoj një kallashnikov me autobus

Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi ta transportoj një kallashnikov me autobus

Një person është arrestuar nën dyshimin se përmes një autobusi tentoi të transportonte një valixhe me AK-47 dhe 68 fishekë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Rasti u iniciua si “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse”.

“Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 16.09.2026, 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes një autobusi ka tentuar ta transportoj një valixhe brenda së cilës kishte një AK-47 me 68 fishekë. Lidhur me rastin arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.