Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rita Ora reagon pas vendimit në Hagë: Luftojmë për Kosovën, që sot e quajmë shtëpi

Rita Ora reagon pas vendimit në Hagë: Luftojmë për Kosovën, që sot e quajmë shtëpi

Rita Ora ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një postim në Instagram Story, artistja ka ndarë një imazh simbolik me emblemën e UÇK-së, të shoqëruar me mbishkrimin: “Fighting for the Kosovo, we call home today” (Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi).

Përmes këtij postimi, Ora ka shprehur mbështetjen e saj për trashëgiminë e luftës çlirimtare dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.