Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deklarata e avokatit të Thaçit për zhbërjen e Speciales, Hamza: Ai është avokat, deputetët e kryejnë punën e tyre

Deklarata e avokatit të Thaçit për zhbërjen e Speciales, Hamza: Ai është avokat, deputetët e kryejnë punën e tyre

Kryetarit të PDK’së, Bedri Hamza, iu kërkua sot të komentojë deklaratën e avokatit të Hashim Thaçit, Pierre Prosper, i cili i tha se deputetët e Kosovës do të duhej të tërhiqnin mbështetjen e tyre për Gjykatën Speciale pas aktgjykimit të sotëm.

“Nëse do të kisha qenë deputet i Kosovës, do të ta tërhiqja mbështetjen ndaj kësaj gjykate qysh nesër”, tha avokati më herët për mediat në Hagë.

Hamza në përgjigje e potencoi se ai është avokat, ndërsa tha se deputetët e kanë punën e tyre.

“Ai është avokat, nuk është deputet. Deputetët e kryejnë punën e tyre”.

Hamza tha se do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për mbrojtjen e pastërtisë dhe të drejtës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo çka ka ndodhur sot e dënon historinë e Kosovës, të tashmen, por jam i sigurt që e dënon edhe të ardhmen e perspektivën e Kosovës. Jemi të vendosur që të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore”.

I pyetur për protestat pas vendimit, Hamza tha se të gjitha “veprimet duhet me qenë demokratike dhe ligjore”.

“E bashkëndiej shqetësimin e qytetarëve të Kosovës, por duhet të sillemi me përgjegjësi dhe veprime konkrete”./Express/