Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Behrami: Kuvendi t’i japë fund mandatit Gjykatës Speciale dhe marrëveshjes me Holandën

Behrami: Kuvendi t’i japë fund mandatit Gjykatës Speciale dhe marrëveshjes me Holandën

Deputeti i PDK’së, Artan Behrami, ka reaguar pas vendimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

Behrami, ka vlerësuar se ‘’ky është fundi i drejtësisë ndërkombëtare’’, dhe se, ‘’parlamenti i Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për t’i dhënë fund mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës’’.

Postimi:

Ky është fundi i drejtësisë ndërkombëtare!

Parlamenti i Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për t’i dhënë fund mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Duhet përfundojë edhe marrëveshja me Holandën që lidhet me funksionimin e tyre.

Veçmas, duhet të kërkohet edhe përfundimi i mandatit të EULEX-it.

Mjaft është mjaft!