Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK’së.
Haradinaj, ka thënë se beteja për drejtësinë do të vazhdojë deri në drejtësinë e plotë, deri në lirimin e tyre nga secila akuzë, dhe se, Kosova dhe institucionet e saj duhet të marrin masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
‘’ Institucionet e Kosovës duhet të reagojnë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit të luftëtarëve të UÇK së’’, ka shkruar ai.
Postimi:
Beteja për drejtësinë do të vazhdojë deri në drejtësinë e plotë, deri në lirimin e tyre nga secila akuzë.
UÇK është e pastër. Lufta e UÇK së ka qenë çlirimtare dhe nuk ka gjykatë që mund ta dënojë shpirtin çlirimtar.
Kosova dhe institucionet e saj duhet të marrin masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Heshtja nuk është më e pranueshme. Institucionet e Kosovës duhet të reagojnë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit të luftëtarëve të UÇK së.
Deri në fund. Deri në drejtësi.
Jemi bashkë me ata katër burra atje, me secilin ushtar të UÇK-së.