Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ORGANIZATA SHQIPTARIA – DEKLARATË

ORGANIZATA SHQIPTARIA – DEKLARATË

Organizata Shqiptaria e kundërshton fuqishëm verdiktin dënues ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
81 vjet burgim për katër prej figurave kryesore të UÇK-së nuk mund të trajtohen thjesht si një çështje gjyqësore.
Kërkojmë që vendimi të kundërshtohet përmes të gjitha mjeteve juridike dhe të shqyrtohen në mënyrë transparente provat, dëshmitë dhe burimet e tyre.
Kërkojmë gjithashtu llogaridhënie për UNMIK-un, EULEX-in, si dhe për subjektet politike dhe individët nga Kosova që janë angazhuar në krijimin, mbështetjen apo kanë kontribuar në legjitimimin e “fakteve” të fabrikuara.
Askush nuk duhet të fshihet pas institucioneve ndërkombëtare. Nëse ka pasur dështime, standarde të dyfishta apo keqpërdorim të procesit, ato duhet të hetohen dhe të bëhen publike.
Një aktgjykim nuk mund ta gjykojë historinë e luftës së Kosovës dhe sakrificën për liri.
Kosova ka të drejtë ta dijë të vërtetën.
Drejtësia kërkon transparencë.
Historia nuk dorëzohet.
ORGANIZATA SHQIPTARIA