Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pas humbjes së thellë nga Malisheva, Llapi i “ndalë” komentet në faqen e tyre zyrtare

Pas humbjes së thellë nga Malisheva, Llapi i “ndalë” komentet në faqen e tyre zyrtare

Llapi është futur në një krizë rezultatesh në Superligën e Kosovës.

Humbja e thellë 0-4 nga Malisheva, ishte e 5-ta e këtij sezoni për skuadrën nga Podujeva teksa janë pretendentë edhe për t’u kthyer në Ligën e Parë.

Ndërsa pas ndeshjes në fjalë, KF Llapi ka vendosur që të ndalë komentet në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, për të shmangur komentet negative nga tifozët e tyre.