Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vendimi i të mërkurës, Ambasada Amerikane ngre alarmin: Po planifikohen demonstrata të mëdha…!

Vendimi i të mërkurës, Ambasada Amerikane ngre alarmin: Po planifikohen demonstrata të mëdha…!

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar se të mërkurën me 16 shtator, në ditën kur do të kumtohet vendimi në Gjykatën Speciale në Hagë, po planifikohet organizimi i demonstratave nga disa organizata.

Në njoftimin e Ambasadës janë dhënë disa sygjerime për shkaqe sigurie.

“Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën, më 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera kryesore të Kosovës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe çrregullime të rënda në trafik. Këshillohet që të kufizoni lëvizjet në zonën përreth vendbanimit tuaj dhe të shmangni udhëtimin drejt vendit të punës apo shkollës nëse rruga juaj kalon përmes zonave të prekura, pasi mund të mos arrini ta përfundoni udhëtimin në kohë. Personeli i qeverisë së SHBA-së është këshilluar t’i shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së çrregullimeve në trafik. Ambasada e SHBA-së do të jetë e hapur dhe do të ofrohen shërbime të kufizuara konsullore sipas nevojës.

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Shmangni zonat ku zhvillohen demonstratat.
Tregohuni të kujdesshëm nëse gjendeni papritur në afërsi të grumbullimeve të mëdha ose protestave.
Kini kujdes për mjedisin që ju rrethon” thuhet në njoftim.