Blog Post

Arbëria TV > Sport > Debutimi te Gremio, Suarez shënon hat-trick në pjesën e parë (VIDEO)

Debutimi te Gremio, Suarez shënon hat-trick në pjesën e parë (VIDEO)

Luis Suarez e shijoi debutimin e ëndrrave te Gremio pasi që shënoi një hat-trick brenda 38 minutave, në fitoren 4:1 kundër Sao Luiz në Recopa Gaucha.

35 vjeçari u largua nga klubi i tij i fëmijërisë, Nacional për herë të dytë në karrierë muajin e kaluar, dhe vendosi që të provojë një sfidë të re në Brazil duke nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me Gremio.

Suarezit nuk iu desh shumë kohë që të përshtatet, ku e hapi llogarinë e golave te Gremio pas pesë minutave lojë.

Golin e dytë ai e gjeti menjëherë pas gjysmë ore lojë, kurse e kompletoi hat-trickun e tij shtatë minuta para fundit të pjesës së parë.

Suarez nuk mund të ndalonte së qeshuri teksa festoi para tifozëve të Gremios, duke e bërë veten një hero të menjëhershëm për ekipin e tij të ri.

Golat i gjeni më poshtë.

/TV Arbëria