Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të zgjedhur qeverinë e re të vendit, të udhëhequr nga Albin Kurti.
Për qeverinë e re të prezantuar nga Kurti votuan 62 deputetë, ndërsa tetë ishin kundër nga 70 deputetë prezentë.
”Urime kryeministër Albin Kurti dhe të gjithë anëtarëve të qeverisë së Republikës së Kosovës. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në detyrat tuaja”, tha Haxhiu.