Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja

Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të konstituuar Kuvendin, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Me këtë rast, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar dhe shihemi në seancën e radhës”, tha ajo pasi Emilia Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit nga minoritetet joserbe.

Paraprakisht, Kujtim Shala i LDK-së dhe Tanja Vujeviq nga Lista Serbe u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit.