Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, ka bërë thirrje për ngritjen e zërit në mbrojtje të drejtësisë, dinjitetit dhe të vërtetës.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Syla ka theksuar se ka momente kur heshtja nuk përfaqëson më durim, por dorëzim, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të protestojnë.
“Jo për interesa personale, por për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën”, thuhet në mesazhin e tij.
Syla ka kujtuar sakrificat e bëra për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës, duke theksuar se ato nuk duhet të harrohen.
“E vërteta nuk burgoset dhe drejtësia nuk mposhtet”, ka shkruar ai, duke shtuar se një popull i bashkuar për të drejtën e tij nuk mund të thyhet. 🇽🇰🦅