Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deputetja e PDK-së: Vogëlsi politike që Marshi të kthehet në betejë politike, vëmendja tash duhet të jetë aty

Deputetja e PDK-së: Vogëlsi politike që Marshi të kthehet në betejë politike, vëmendja tash duhet të jetë aty

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar përfshirjen e zhvillimeve politike në marshin e 12 shtatorit, duke thënë se fokusi duhet të jetë te mesazhi i tij dhe te drejtësia për ish-krerët e UÇK-së.

“Është një vogëlsi politike që një marsh që do të duhej ta përbashkonte historinë tonë të shkuar, të tashmen dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës, të kthehej në beteja politike, që për rezultat kanë moskrijimin dhe moskonsolidimin e shtetit të Kosovës dhe moskrijimin e institucioneve.”, tha ajo në T7.