Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Don Xhoni i bashkohet ‘Marshit për Liri’: Më 12 shtator, të gjithë në Prishtinë

Don Xhoni i bashkohet ‘Marshit për Liri’: Më 12 shtator, të gjithë në Prishtinë

Reperi i njohur Don Xhoni i është bashkuar mbështetjes për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi publik, Don Xhoni ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit dhe të jenë pjesë e thirrjes së përbashkët për liri dhe drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, transmeton Klankosova.tv.

Mbështetja e Don Xhonit i shtohet zërit të shumë artistëve, figurave publike, veteranëve, familjeve të dëshmorëve, organizatave dhe qytetarëve që gjatë ditëve të fundit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në marsh.