Sipas raportimeve, një helikopter është rrëzuar pranë një çerdheje në qytetin ukrainas të Brovary, afër Kievit.
Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, raporton se ka viktima në vendngjarje dhe fëmijët ndodheshin në çerdhe në momentin e përplasjes.
Ai shkroi në Telegram: “Në momentin e tragjedisë, fëmijët dhe stafi i institucionit ndodheshin në kopsht. Të gjithë tani janë evakuuar”.
Ndihmësi presidencial, Kyrylo Tymoshenko ka thënë se ekuipazhet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po bëhen kontrolle për viktimat.
“Ne po zbulojmë informacione për viktimat dhe rrethanat”, shkroi Tymoshenko në aplikacionin e mesazheve Telegram. /TV Arbëria