Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje një parti me politikë mashtruese.
Ai ka thënë se për hir të konstituimit, PDK ua votoi Ardian Golën për nënkryetar, derisa LVV nuk e përkrahu kandidaturën e Vlora Çitakut.
Reagimi i plotë:
POLITIKË MASHTRUESE!
Kaq për deklaratat dhe parimet e tyre. Një politikë mashtruese, hipokrite dhe në kundërshtim të plotë me gjithçka që kanë proklamuar deri më sot për konstituimin e Kuvendit.
Prej dy vitesh, Kosova po mbahet në krizë pikërisht nga kjo mënyrë e të bërit politikë e Albin Kurtit: një gjë deklarohet para qytetarëve, ndërsa krejt e kundërta veprohet në Kuvend. Interesi i shtetit sakrifikohet vazhdimisht për llogari të interesave të tij politike.