Opinionisti Azdren Shala ka deklaruar se synimi final i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është ndryshimi i sistemit politik në Kosovë.
Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Shala tha se situata institucionale në vend nuk është e rastësishme, por pjesë e një procesi që, sipas tij, ka disa faza.
“Krejt synimi final i Albin Kurtit është me e suprimu këtë arkitekturën e një Republike Parlamentare edhe me kaluar në monarki të pastër”, deklaroi Shala.
Kudosim
Ai tha se faza e parë e këtij procesi, sipas tij, është sulmi sistematik ndaj institucioneve që përbëjnë shtyllat e Republikës.
“Kjo i ka disa faza dhe faza e parë është linçimi sistematik që bën këtyre institucioneve që e mirëmbajnë, që janë shtyllat e Republikës. Faza e dytë është testimi, qytetarë heshtje, opozita heshtje”, tha ai