Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ish-ushtari dhe invalidi i UÇK-së përballet me gjendje të rëndë shëndetësore, familja kërkon ndihmë

Ish-ushtari dhe invalidi i UÇK-së përballet me gjendje të rëndë shëndetësore, familja kërkon ndihmë

Ish-ushtari dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musa Munishi, po përballet me probleme të rënda shëndetësore dhe ka nevojë urgjente për trajtim kirurgjikal.

Familjarët e tij kanë bërë apel për ndihmë financiare, pasi kostoja e ndërhyrjes së specializuar arrin në 69 mijë e 800 euro, shumë kjo që, sipas tyre, është përtej mundësive të familjes.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve, bashkatdhetarëve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë që të kontribuojnë, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, mund të jetë vendimtare për trajtimin e Musës.

Familja ka publikuar edhe të dhënat përmes të cilave mund të bëhen donacionet:

Xhirollogaria: Erblin Munishi
1501110005217605

Ndihma mund të ofrohet edhe përmes GoFundMe, ndërsa për më shumë informacione është në dispozicion numri 045 885 159.

🌍 GoFundMe – mund të kontribuoni edhe online:
https://gofund.me/144a34f00