Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Miftaraj: Kurti e ka përdorur Deharin si kukull

Miftaraj: Kurti e ka përdorur Deharin si kukull

Ehat Miftaraj nga IKD tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka shfrytëzuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, teksa komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.

Miftaraj në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova tha se në asnjë vend nuk ndodh që ‘partia politike me caktu afatin e vetë

“Kurti e ka shfrytëzuar në maksimum, fatkeqësisht z.Dehari. E ka përdorur si një kukull të cilin do të thotë e ka shty në radhë të parë thirrjen e seancës pothuajse me vonesë një muaj. Pastaj e caktuan një afat të Vetëvendosjes që nuk ndodh askund në botë që partia politike me caktu afatin e vetë. Do të thotë mundem me thënë pas afërsisht mbi 60 ditëve vazhdoj seanca do të thotë për konstituimin e Kuvendit”, tha Miftaraj.