Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.Kjo për bllokim të projekteve kapitale në kryeqytet.
Rama ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, pa asnjë arsyetim ka bllokuar projektin e “Ishullit urban” që lidh lagjen “Arbëria” me qendrën e Prishtinës.
Postimi i plotë:
“Ishulli Urban” e lidh Arbërinë me qendrën e Prishtinës.
Sot, rreth 30 mijë banorë detyrohen me kalu përmes shinave të trenit për me dalë në qendër. Jo pse nuk ka projekt. Jo pse nuk kanë nisë punimet. Por sepse Qeveria ka vendosë me i blloku!
Spar 300×250
Procedurat i kemi kry. Punimet kanë fillu. Erdhën edhe i qitën shiritat Arsyetimi? “Po e mbrojmë trashëgiminë kulturore.” Cilën trashëgimi kulturore?!
Aq më tepër i kanë ndal punimet jashtëligjshëm! Punimet i ndalën në MAJ. Aktin ligjor e nxorën në QERSHOR. Pra, fillimisht e ndalën projektin, pastaj e krijuan arsyetimin për ndaljen e tij.
Le të dalë veç NJËRI prej tyre para 30 mijë banorëve të Arbërisë dhe le ta thotë një arsye të vetme që e justifikon këtë bllokadë! Një të vetme.
Qeveri e “vades të Lupçit”. Marre