Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > HISTORIA E PABESUESHME Si u shndërrua UÇK-ja në këmbësorinë e forcave ajrore të NATO’s?

HISTORIA E PABESUESHME Si u shndërrua UÇK-ja në këmbësorinë e forcave ajrore të NATO’s?

Publicisti Blerim Shala ka rrëfyer historinë e bashkëpunimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me NATO-n.

“Po, UÇK-ja shpërtheu në ato përmasat e njohura për ne dhe për botën në marsin e vitit 1998 me Epopejën e Jasharëve si e quajmë. Dhe prej atij momenti është faktor i pashmangshëm në të gjitha përpjekjet diplomatike, politike besa dhe ushtarake që të gjendet zgjidhja për çështjen e Kosovës”, ka thënë Shala në emisionin VOX DATA.

“Pas rastit të Prekazit, menjëherë mblidhet grupi i kontaktit, dy ditë më vonë. Dhe përfundimisht nis procesi ndërkombëtar i adresimit të çështjes së Kosovës, një herë përmes synimit për ta ndalë luftën. Dhe pastaj normalisht edhe përmes synimit që të gjendet një zgjidhje politike për çështjen e Kosovës”.

Pra, në këto rrethana, Shala thekson se “UÇK-ja bëhet faktor menjëherë”.

“Pastaj nga administrata amerikane vijnë përpjekjet që me njoftë kush është në të vërtetë UÇK-ja. Do të thotë një faktor, i cili shpërtheu brenda natës, i cili u përhap në gjithë Kosovën. Dhe i cili përmes veprimeve të veta dhe paraqitjeve publike ashtu të kufizuara tregonte që synimi është që perëndimi të merret me çështjen e Kosovës që të gjendet një zgjidhje paqësore që të vjen NATO në Kosovë”.

Mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi ai, kanë qenë të interesuara “ta kuptojnë kush janë këta djem të UÇK-së”.

Shala, ndër të tjera, tregoi se si lejoi Richard Holbrooke t’i ulej afër me armë në dorë një ushtarak i UÇK-së e fotoja të bënte xhiron e botës, diçka aspak e zakontë për një diplomat amerikan.

“Tash pasi nuk hyjmë në Gllogjan, të shihemi me Ramushin prapë. Ne vendosim të shkojmë në Junik. T’i kthehemi Junikut edhe një herë. Dhe, hymë në odën e Junikut. Këto oda klasike të Junikut, që janë më të bukurat në Kosovë dhe fillojmë muhabetin. Ne me Ganiun edhe me pleq aty për gjendjen në UÇK”.

“E pyet Holbrooke-u, pse po insistoni që vetëm të luftoni, do të thotë për t’i kërkuar të drejtat e juaja? Dhe hyn pastaj Hajdin Abazi aty si Lum Haxhiu. Si përfaqësues i UÇK-së. I armatosur”.

“Me uniformë. Edhe me kallashnikovin AK-47 ulet aty shumë afër Holbrooke-ut dhe bëhet ajo pamja e famshme. E cila sillet nëpër gjithë botën për 24 orë. Ku faktikisht një diplomat amerikan ulet me një përfaqësues të UÇK-së”.

“Me iu ulë dikush diplomatit amerikan me pushkë është e pamundur. Edhe ushtritë miqësore. Sepse sigurimi i atij diplomati thotë zotëri leje pushkën aty. Sepse po hyn, po flet me diplomat amerikan. Vetë fakti që Holbrooke-u megjithatë e ka leju këtë tregon shumë që ai ka dashtë faktikisht të përçohet ajo fotografi”.