Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Basri Beka: Bashkëkremtimi me hierarkun serb në Gjirokastër – një akt i turpshëm ndaj kombit dhe Kosovës

Basri Beka: Bashkëkremtimi me hierarkun serb në Gjirokastër – një akt i turpshëm ndaj kombit dhe Kosovës

Basri Beka ka reaguar ashpër lidhur me bashkëkremtimin e Liturgjisë Hyjnore në Gjirokastër, ku më 6 shtator 2026 mori pjesë edhe Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije II.

Beka ka shprehur indinjatën e tij për pritjen dhe bashkëkremtimin e organizuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Nathanael, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe si një akt që, sipas tij, prek rëndë ndjenjat kombëtare dhe kujtesën e shqiptarëve.

“Jam thellësisht i ofenduar”, ka deklaruar Beka.

Sipas tij, ky veprim nuk mund të konsiderohet thjesht si “bashkëpunim shpirtëror”, por si një akt që duhet të shihet edhe në raport me historinë e Kosovës dhe qëndrimet e Kishës Ortodokse Serbe ndaj saj.

Beka ka ngritur disa pyetje lidhur me pritjen e hierarkut serb në tokën shqiptare, duke përmendur edhe viktimat shqiptare dhe ortodoksët shqiptarë të Kosovës.