Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës ka ngritur zërin në lutje për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët prej vitesh ndodhen në Hagë, larg familjeve dhe Kosovës.
Në një deklaratë të publikuar me mesazhin “Për lirinë, drejtësinë dhe kthimin në atdhe”, Kisha thekson se liria është “dhuratë e shenjtë e Zotit”, por edhe amanet i atyre që sakrifikuan për Kosovën.
Kisha ka bërë thirrje që e vërteta të dalë në dritë dhe drejtësia të ruajë dimensionin e saj njerëzor, duke theksuar se nuk synon të ndërhyjë në procesin gjyqësor.
Në deklaratë shprehet lutja që të vijë dita kur Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij të kthehen në Kosovë dhe të ribashkohen me familjet e tyre.
“Le të lutemi për drejtësi. Le të lutemi për të vërtetën. Le të lutemi për kthimin e tyre në atdhe”, thuhet në fund të deklaratës së nënshkruar nga † Kryepeshkopi Nikolla.