Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Maliqi i drejtohet Kurtit: “Babë, ti je material për Oscar”

Maliqi i drejtohet Kurtit: “Babë, ti je material për Oscar”

Analisti politik, Agon Maliqi ka komentuar situatën e fundit politike në Kuvendin e Kosovës duke e cilësuar këtë si dramë telenovelash.

Maliqi i cili iu referua Kurtit si “babë” tha se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ‘është material për çmimin Oscar’.

“Regjinë e kësaj dramës “Populli serb” ia paskan lanë ndonjë praktikanti. Babë, cmon, nivel i telenovelave… ti je material për Oscar”, tha ai përmes një shkrimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka shtyrë punimet për të premten në orën 11:00.

Shtyrja e seancës erdhi pasi deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, nuk u tërhoq nga deklarata e tij gjatë propozimit të nënkryetarit nga komuniteti serb.

Simiq, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi se propozimi bëhet “në emër të popullit serb”.