Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ulen çmimet e energjisë elektrike në Zvicër, familjet do të paguajnë më pak në 2027

Ulen çmimet e energjisë elektrike në Zvicër, familjet do të paguajnë më pak në 2027

Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër pritet të bien mesatarisht me rreth 4 për qind gjatë vitit 2027. Për një familje tipike, kjo nënkupton një faturë vjetore rreth 53 franga më të ulët.

Komisioni Federal i Energjisë Elektrike (ElCom) ka bërë të ditur të martën se tarifat e energjisë elektrike do të pësojnë një tjetër ulje gjatë vitit të ardhshëm.

Një familje me konsum mesatar prej 4,500 kilovat-orësh në vit do të paguajë rreth 26.45 centi për kilovat-orë në vitin 2027. Kjo është afërsisht 1.2 centi më pak se këtë vit.

Në total, fatura vjetore për një familje të tillë pritet të jetë rreth 1,194 franga, ose 53 franga më pak krahasuar me vitin 2026, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.