Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Cakolli: Qysh merret pjesë në seancë me 1 muaj afat skadimi pa iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pasojën juridike

Cakolli: Qysh merret pjesë në seancë me 1 muaj afat skadimi pa iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pasojën juridike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka pyetur se si “thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar njëherë Gjykatës Kushtetuese për pasojën juridike të shkeljes së afatit?”.

Tutje, ai në një postim në Facebook, ka shkruar:

Sidomos kur seanca do të mbahet mbi një muaj pas skadimit të afatit tepër të qartë për konstituim sipas aktgjykimit të Gjykatës, madje edhe pas afatit shtesë të shpikur si gjoja kushtetues?

A i bjen kjo që secili afat kushtetues që s’e ka të përcaktuar një pasojë konkrete mund të tejkalohet, ndërsa akterët të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë? Sepse nëse afatet vlejnë vetëm kur u konvenojnë partive, ato pushojnë së qeni afate kushtetuese dhe shndërrohen në afate politike.

Pushimet kthehen në dhimbje për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës
Read more