Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ramadani: Policia meriton më shumë – dyfishim pagash, pajisje moderne e pensionim të beneficuar

Ramadani: Policia meriton më shumë – dyfishim pagash, pajisje moderne e pensionim të beneficuar

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ka vlerësuar se institucioni policor është sot një institucion kredibil dhe profesional, por ka kërkuar që zhvillimi dhe modernizimi i tij të vendosen në prioritet të programit qeverisës.

Ramadani ka thënë se Policia e Kosovës nuk duhet të përballet më me mungesa elementare të pajisjeve dhe mjeteve të punës.

“Nuk duhet më asnjë ditë të lihet Policia pa vetura, pa uniforma, pa pajisje teknike, madje pa fotokopje!”, ka shkruar Ramadani.