Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 23 vjet nga rënia e Hajdar Ahmetit, Haradinaj bën homazhe për luftëtarin e lirisë

23 vjet nga rënia e Hajdar Ahmetit, Haradinaj bën homazhe për luftëtarin e lirisë

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar luftëtarin e lirisë, Hajdar Ahmeti, në 23-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Ahmetit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas në Policinë e Kosovës.

“Lavdi e përjetshme veprës dhe kujtimit të Hajdar Ahmetit dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës së Shtabit Lokal të UÇK-së në fshatin Berjah, së bashku me bashkëluftëtarë dhe banorë të kësaj treve.

“Po ashtu, së bashku me bashkëluftëtarë dhe banorë, mora pjesë në zbulimin e pllakës së Shtabit Lokal të UÇK-së të fshatit Berjah, trevë kjo që i doli zot atdheut, duke i dhënë dëshmorë dhe luftëtarë të shquar. Lavdi e përjetshme veprës dhe kujtimit të Hajdar Ahmetit dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”, shkroi Haradinaj.