Gazetari i njohur Paul Joyce raporton se Jude Bellingham dhe Matheus Nunes janë dy objektivat kryesorë të Liverpoolit për merkaton verore.
Liverpooli po çalon në repartin e mesfushës dhe pritet të ketë përforcime gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve.
Trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp në konferencën e fundit për media e pranoi se gjatë verës do të ketë ndryshime në skuadër, por që ai do të vazhdojë të jetë trajner i gjigantit anglez.
Po ashtu, së fundmi flitet se Liverpooli është shumë afër që të shitet, dhe se pronarët e rinj janë nga Katari, gjë që nënkupton se gjiganti anglez do të ketë mundësi të shpenzojë shuma të majme parash për të transferuar objektivat e tij.
/TV Arbëria