Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Konstatimet kontradiktore të lidershipit serb lidhur me provat për vrasjen e Ivanovicit

Extra AL PVC

5-vjetori i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, e gjeti të ndarë lidershipin serb. Të hënën kur edhe u përkujtua, Serbia nuk pati çfarë të thoshte për zbardhjen e rastit, ndonëse tri vite më parë presidenti serb Aleksandar Vuciq pati thënë se janë afër gjetjes së kryerësve.

Ishte kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ajo që e demantoi Vuciqin, kur në një konferencë për media tha se ende nuk i kanë emrat e vrasësve dhe as dëshmi të mjaftueshme.

“Ne ende nuk i kemi emrat (e vrasësve të O. Ivanoviqit), dhe deri më tash nuk kemi prova të mjaftueshme”, ka thënë Bërnabiq.

Ndërsa më 16 janar 2018, ditën e vrasjes së Ivanoviqit, Vuciq në prezencë të Bërnabiqit pati thënë se shumë shpejt do të dilnin me rezultate.

“Nëse ata nuk gjinden nga Policia e Kosovës, ne do t’i gjejmë ata. Nëse ata nuk gjinden nga Policia e Kosovës, atëherë do t’i gjejmë ne dhe do t’i gjykojmë. Ndoshta do të jenë ata që i kanë djegur veturën (O. Ivanoviqit), ndoshta jo. Unë jam i bindur se rezultati do të vijë shpejt”, pati thënë Vuciq.

Oliver Ivanoviq u vra me 6 plumba, më 16 janar të vitit 2018. Për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës, më 19 tetor, ka arrestuar M.M. nga komuniteti serb, me dyshimin se ai ishte anëtar i “grupit të organizuar kriminal”, i cili ndërlidhet me vrasjen e politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq.

Me vrasjen janë ndërlidhen edhe Zheljko Bojiq (shef i operativës të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut), Millan Radoiçiq (nënkryetar i Listës Serbe) dhe Zvonko Vesellinoviq (afarist). Ndaj tyre nuk është ngritur aktakuzë, sepse ata ishin në arrati kur Prokuroria e Kosovës ngriti aktakuzën e parë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...