Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Goditet një këmbësor në Prishtinë, në vendngjarje policia dhe autoambulanca

Goditet një këmbësor në Prishtinë, në vendngjarje policia dhe autoambulanca

Një këmbësor është goditur nga një veturë para pak minutash në kryeqytet.

Rasti ka ndodhur konkretisht në rrethin e Çagllavicës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, shkruan IndeksOnline.

Në vendngjarje kanë dalë ekipa e autoambulancës, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë, si dhe Policia e Kosovës, e cila po merret me hetimin e rastit.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.