Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > AAK: Pushteti po synon zgjedhje të reja, fajësimi i partive të tjera është pjesë e kësaj qasjeje

AAK: Pushteti po synon zgjedhje të reja, fajësimi i partive të tjera është pjesë e kësaj qasjeje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve të Degëve, ku është diskutuar për organizimin e brendshëm dhe aktivitetin politik të partisë.

Në takim është diskutuar edhe situata politike lidhur me zgjedhjen e Presidentit të vendit.

AAK ka vlerësuar se zhvillimet e fundit tregojnë, sipas saj, se qëllimi i pushtetit është dërgimi i vendit në zgjedhje të reja.

Në qëndrimin e saj, partia ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke e akuzuar për keqmenaxhim të sektorit energjetik, varësi nga importet prej Serbisë, furnizim me produkte dhe barna nga ky shtet, si dhe për dëmtim të bizneseve vendore dhe ekonomisë.

AAK ka kritikuar gjithashtu pushtetin për përçarje të qytetarëve, duke vlerësuar se një qeverisje e tillë nuk meriton të vazhdojë të udhëheqë me vendin.