Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka zhvilluar sot inspektime në terren lidhur me shitjen e cigareve dhe cigareve elektronike në afërsi të institucioneve arsimore.

Gjatë aksionit janë realizuar gjithsej 20 inspektime në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Ferizaj dhe Pejë.

Si rezultat i inspektimeve, 3 lëndë janë dërguar në procedurë, është shqiptuar 1 gjobë, ndërsa në një rast është bërë edhe sekuestrimi i cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve të tjera të ndërlidhura.