Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të kufizohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë, për shkak të temperaturave të larta.

Kufizimi në autoudhë do të jetë nga ora 11:00 deri në 17:30, kur temperaturat pritet të jenë 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, kamionët mund të qarkullojnë pa kufizime.

Nga ndalesa përjashtohen automjetet e policisë, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.