Organizata “Shqiptaria” ka reaguar ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke kundërshtuar mënyrën se si është prezantuar Naim Tërnava në edicionin qendror të lajmeve.
Në reagim thuhet se RTK-ja e ka prezantuar Tërnavën si “Myfti i Kosovës”, cilësim të cilin Organizata “Shqiptaria” e konsideron të pasaktë dhe keqinformues.
Sipas organizatës, Naim Tërnava është kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ndërsa titulli “Myfti i Kosovës”, sipas tyre, nuk është pozitë shtetërore apo institucionale e Republikës së Kosovës.
“Është e papranueshme që Radio Televizioni i Kosovës, në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:30, ta prezantojë Naim Tërnavën si ‘Myfti i Kosovës’”, thuhet në reagim.
Organizata thekson se, si transmetues publik, RTK-ja ka përgjegjësi për saktësi dhe paanshmëri në informim dhe kërkon që të përdoret titulli “Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës”.
“RTK duhet ta dijë këtë më mirë se kushdo tjetër”, përfundon reagimi i Organizatës “Shqiptaria”.