Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Blerim Latifi për arrestimin e Alparslan Kuytulit: “Çfarë islamofobi edhe ky Erdogani!”

Blerim Latifi për arrestimin e Alparslan Kuytulit: “Çfarë islamofobi edhe ky Erdogani!”

Profesori dhe analisti Blerim Latifi ka reaguar pas arrestimit në Turqi të predikuesit islamik Alparslan Kuytul dhe dhjetëra personave të lidhur me lëvizjen Furkan.

Latifi e përshkruan Kuytulin si predikues islamist dhe themelues të lëvizjes Furkan, duke theksuar se ai ka kritikuar sekularizmin, nacionalizmin dhe demokracinë liberale, ndërsa ka mbështetur një rend politik të bazuar në Islam.

Ai thekson gjithashtu se Kuytul ka qenë kritik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe partisë së tij AKP-së, madje nga një pozicion pan-islamist.

“Erdogani e paska rrasë në burg, bashkë me krejt strukturën e organizatës së tij. Çfarë islamofobi edhe ky Erdogani!”, ka shkruar Latifi.

Kuytul u arrestua më 19 gusht së bashku me persona të tjerë të lidhur me Furkanin. Autoritetet turke kanë deklaruar se hetimi lidhet me dyshime për krijim dhe drejtim të organizatës kriminale, pastrim parash, mashtrim të rëndë, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të legjislacionit tatimor.