Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > PAZARI I TERRIT Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

PAZARI I TERRIT Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

Bekim Sejdiu është emri që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ta kenë kandidat për President të Kosovës, ka kuptuar VOX Kosova.

Sejdiu është ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai ka qenë gjyqtari raportues në rastin KO95/20, rastin që çoi në rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Bekim Sejdiu.

Pajtimi për Sejdiun u arrit në takimin e parafundit që Kurti dhe Abdixhiku patën, të mërkurën.

Nuk dihet nëse palët kanë lëvizur nga ky pozicion.

Një numër i konsiderueshëm i deputetëve të LDK-së, duke filluar nga Avdullah Hoti, vështirë që do të kenë votë për gjyqtarin që dikur ia rrëzoi Qeverinë.

Lajmi në përditësim…