Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Aksident në Vlorë, automjeti përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe në krahë

Aksident në Vlorë, automjeti përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe në krahë

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Vlorë-Orikum në Shqipëri, pranë vendit të quajtur “Kala”.

Sipas raportimeve, një automjet tip “Audi” ka përplasur një këmbësore, e cila në momentin e aksidentit mbante në krahë një foshnjë 3-muajshe, raporton Euronews.al.

Spar 300×250
Fatmirësisht, foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa këmbësorja ka pësuar lëndime të lehta.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.