Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > OVL-UÇK dënon nderimin e Ratko Mlladiqit në Serbi

OVL-UÇK dënon nderimin e Ratko Mlladiqit në Serbi

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me ceremoninë e varrimit të ish-komandantit serb të dënuar për krime lufte, Ratko Mlladiq.

Në një reagim, OVL-UÇK e ka dënuar ashpër atë që e cilëson si përpjekje të Serbisë për ta paraqitur Mlladiqin si hero kombëtar dhe varrimin e tij si akt nderimi shtetëror.

“Kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK ka akuzuar Beogradin se po refuzon të përballet me të kaluarën e tij dhe ka paralajmëruar se, sipas tyre, një qasje e tillë kërcënon paqen në rajon.

“Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë”, thuhet në reagim.