Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar për transferimin e përkohshëm të Bekim Hoxhës.
Ministria ka bërë të ditur se transferimi është bërë në interes të institucionit, me qëllim të sigurimit të funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
“Vendimi është nxjerrë nga Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja”, thuhet tutje në njoftim.