Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gruda: Shtatori ‘kufiri i Kurtit’, paralajmërim për protesta masive

Gruda: Shtatori ‘kufiri i Kurtit’, paralajmërim për protesta masive

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka përshkruar situatën politike në Kosovë si dalje të pushtetit jashtë rendit kushtetues.Në intervistë për Nacionale, Gruda tha se vendi po përballet me situatë të paprecedentë institucionale.

Sipas tij, problemi nuk është më një interpretim alternativ i Kushtetutës, por mosrespektimi i drejtpërdrejtë i një aktgjykimi kushtetues.“Tash kemi një rast ku ka aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese dhe këta prapë nuk e respektojnë.”

Ai e quajti gjendjen “komplet jashtë rendit kushtetues”, duke thënë se pushteti ka dalë përtej kornizës normale institucionale.“Pushteti ka dalë jashtë binarëve kushtetues dhe krejt infrastruktura shtetërore, politike e shoqërore është, ta them figurativisht, e përmbytur.”

Gruda kundërshtoi interpretimin e Vetëvendosjes për një afat shtesë 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.Ai iu referua paragrafit 148 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se konstituimi duhet të përfundojë brenda afatit.

“Interpretimi që po i bëjnë Vetëvendosje afatit është absurd në çdo kuptim.”Sipas Grudës, afatet kushtetuese nuk mund të varen nga vullneti politik i një institucioni apo individi.