Pacolli takon në New York dy policë nga Deçani e Shkodra: Krenari e veçantë

Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që...

“Radikalizimi” i opozitës para zgjedhjeve parlamentare

Shkruan: Afrim Kasolli Sa më shumë që po afrohen zgjedhjet...

Për 7 muaj Veriu shpenzoi 8 milionë euro rrymë por pagoi vetëm 600 mijë euro

Punëtorët e kompanisë Elektrosever, vazhdimisht dalin e kthehen nga...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Memli Krasniqi reagon ashpër ndaj Albin Kurtit për moslejimin e veteranit të UÇK-së të flas në përvjetorin e masakrës së Reçakut

Extra AL PVC

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar sot ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij që nuk e lejuan të shtunën kryetarin e Reçakut, Adem Ramadani (ish-ushtar i UÇK-së) që të flas në ceremominë përkujtimore të masakrës së Reçakut.

“Duhet të jesh i paskrupullt dhe skajshmërisht mosmirënjohës, si Albin Kurti, që të të pengojë fjala e luftëtarëve të lirisë dhe prezenca e tyre nëpër aktivitete publike”, tha Krasniqi.

“Ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, vetëm pse ai do të përmendëte Hashim Thaçin e Kadri Veselin në fjalim, fatkeqësisht, është në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme që ky kryeministër po u bën vlerave të luftës çlirimtare dhe veteranëve tanë”, tha ai.

Kreu i PDK-së tha se gabim mund të quhej kur ky veprim ndodh një herë, por kur diçka e tillë përsëritet në vazhdimësi, atëherë sipas tij, kemi të bëjmë me qasje e qëllim, me politikë të paramenduar qeveritare.

“Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vet e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i “Rojave të Urës” që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës”, tha ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Pacolli takon në New York dy policë nga Deçani e Shkodra: Krenari e veçantë

Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që...

“Radikalizimi” i opozitës para zgjedhjeve parlamentare

Shkruan: Afrim Kasolli Sa më shumë që po afrohen zgjedhjet...

Për 7 muaj Veriu shpenzoi 8 milionë euro rrymë por pagoi vetëm 600 mijë euro

Punëtorët e kompanisë Elektrosever, vazhdimisht dalin e kthehen nga...

A kanë leje qarkullimi ambulancat me targa të Serbisë në Kosovë?

Jo rrallë herë shohim ambulanca nëpër rrugët e Kosovës,...

Pacolli takon në New York dy policë nga Deçani e Shkodra: Krenari e veçantë

Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që ka takuar në rrugët e New York-ut dy policë shqiptarë, njëri nga Deçani e tjetri...

“Radikalizimi” i opozitës para zgjedhjeve parlamentare

Shkruan: Afrim Kasolli Sa më shumë që po afrohen zgjedhjet parlamentare aq me "radikale" po tregohen edhe partitë opozitare. Shembull mund te merret zotimi i...

Për 7 muaj Veriu shpenzoi 8 milionë euro rrymë por pagoi vetëm 600 mijë euro

Punëtorët e kompanisë Elektrosever, vazhdimisht dalin e kthehen nga tereni. Të njëjtit, tashmë e kanë obligim të vendosin orët e energjisë elektrike, të regjistrojnë energjinë...