Kristjan Asllani është pranë largimit nga Interi, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që pritet të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe te Al Jazira.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Al Jazira ka arritur një marrëveshje verbale me Interin për transferimin e 24-vjeçarit.
Marrëveshja parashikon një huazim me vlerë 2 milionë euro, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe një opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh. Ky opsion mund të kthehet në detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte të përcaktuara në marrëveshje.
Reload 300X250
Asllani i ka hapur tashmë derën transferimit, ndërsa palët po punojnë për detajet përfundimtare të marrëveshjes dhe kushtet personale të kontratës me futbollistin.
Kështu, pas eksperiencës me Interin dhe huazimeve te Torino e Beşiktaş, mesfushori shqiptar është pranë një aventure të re në futbollin e Emirateve.
Nëse marrëveshja përfundon sipas kushteve të raportuara, Interi do të përfitojë fillimisht 2 milionë euro nga huazimi, ndërsa transferimi mund të shkojë në 8.5 milionë euro në total nëse aktivizohet blerja prej 6.5 milionë eurosh.