Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive

Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive

Shqipëria vazhdon të përballet me zjarret që kanë përfshirë disa zona.Sipas përditësimit të të dhënave në Ministria e Mbrojtjes, gjatë ditës janë raportuar 24 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 6 mbeten aktive, ndërsa 5 janë nën monitorim.

Reload 300X250
Në operacionet për shuarjen dhe kontrollin e zjarreve janë angazhuar 126 forca operacionale dhe 18 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 20 efektivë, 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor.Fokusi kryesor vijon të jetë në Malin e Dajtit, ku vatrat në lartësitë mbi tunelet e Qafë Mollës mbeten aktive.

Sipas njoftimit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile