Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Armend Thaqi me akuza të rënda ndaj Naim Ternavës, Shefqet Krasniqit e figurave të tjera

Armend Thaqi me akuza të rënda ndaj Naim Ternavës, Shefqet Krasniqit e figurave të tjera

Armend Thaqi ka publikuar një shkrim me akuza të rënda, duke pretenduar se radikalizmi islamik në Kosovë është pjesë e një projekti të Serbisë për dobësimin e Kosovës dhe ndryshimin e strukturës së shoqërisë.

Në shkrimin e tij, Thaqi përmend disa figura publike dhe fetare, të cilat i akuzon se kanë qenë, sipas tij, “zbatues të planit” në terren. Ai gjithashtu pretendon se disa figura politike e ushtarake kanë vepruar për arsye financiare dhe kanë shkelur mbi vlerat kombëtare.

Thaqi i referohet një dokumenti që, sipas tij, është pjesë e një dosjeje të prokurorisë dhe që është publikuar në media. Në tekst pretendohet se bëhet fjalë për një plan të shërbimit serb UDB/BIA, i cili synonte përdorimin e fondeve nga ambasada islamike për ndërtimin e xhamive dhe përhapjen e institucioneve fetare në Kosovë.

Sipas dokumentit të cituar nga Thaqi, synimi i pretenduar do të ishte krijimi i ndasive brenda shqiptarëve, largimi i një pjese të të rinjve nga Kosova dhe ndryshimi gradual i orientimit të shoqërisë kosovare.

“Plani i madh i UDB-së (BIA), i gjetur në telefonin e Shehollit”, shkruan Thaçi, duke pretenduar se ky dokument konfirmon paralajmërimet e tij të mëhershme.