Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro.
Në një postim të partisë së Lumir Abdixhikut në Facebook, thuhet se politikat e gabuara të qeverisë Kurti, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë.
Postimi i plotë i LDK-së:
FAKT DITOR
Gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro. Me 370 milionë euro import në vit, Serbia gjatë mandatit të kësaj qeverie, ka arritur rekord të ri.
Politikat e gabuara të Qeverisë Kurti, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë. Ankesat për të kaluarën nuk përmirësojnë ekonominë dhe nuk I zgjidhin problemet e së ardhmes.
Kemi nevojë për veprime konkrete dhe jo premtime e fjalë boshe!
/TV Arbëria